Ekonomia Online
FUNDIT

Tre persona humbën jetën të martën në Kosovë, dy nga ta në aksidente trafiku

Tre persona humbën jetën të martën në Kosovë, dy nga ta në aksidente trafiku

Tre persona kanë humbur jetën të martën në Kosovë, sipas rasteve të raportuara nga Policia e Kosovës. Dy prej viktimave vdiqën si pasojë e aksidenteve në trafik, ndërsa një rast tjetër është duke u hetuar si “hetim i vdekjes”, pasi një person u gjet pa shenja jete në Viti. Një 24-vjeçare humbi jetën në orët […]

Tre persona kanë humbur jetën të martën në Kosovë, sipas rasteve të raportuara nga Policia e Kosovës. Dy prej viktimave vdiqën si pasojë e aksidenteve në trafik, ndërsa një rast tjetër është duke u hetuar si “hetim i vdekjes”, pasi një person u gjet pa shenja jete në Viti.

Një 24-vjeçare humbi jetën në orët e para të mëngjesit në fshatin Komoran të Drenasit, pasi vetura me targa vendore në të cilën ndodhej u përfshi në një aksident trafiku. Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe tre persona të tjerë – një burrë dhe dy gra. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Një aksident tjetër me pasojë vdekjen ndodhi rreth orës 10:00 në rrugën “Besim Ndreca” në Suharekë. Sipas policisë, drejtuesi i një veture humbi kontrollin mbi automjetin dhe u përplas me një objekt. Si pasojë e lëndimeve të marra, ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Edhe në këtë rast, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërkohë, në Viti, rreth orës 16:30, një burrë është gjetur pa shenja jete. Vdekja e tij u konstatua nga mjeku kujdestar, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”. Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes janë në vazhdim.

Të ngjashme