Korporata Energjetike e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media ka ka sqaruar kërkesat e sindikatë së re të KEK-ut.
Komunikata e plotë:
Si edhe që të gjithë punëtoret e KEK-ut janë dëshmitar, mirëqenia e përgjithshme e punëtorëve të saj është objektivi kryesor i menaxhmentit, përkundër barrës qe ka ne gjendjen financiare te KEK-ut dhe situatën nëpër të cilën ka kaluar korporata. Jemi dëshmitarë se, që nga viti 2009, në vazhdimësi kemi pasur rritje të pagave të punëtorëve për çdo vit, duke përfshirë edhe rritjen e vitit të kaluar prej 120 Eurosh linearisht për të gjithë punonjësit e korporatës.
Te gjitha këto rritje kanë favorizuar punëtorët me paga më të ulta , duke zvogëluar gjithmonë dallimet mes pagave, që ishte një nga kërkesat kryesore të përfaqësuesve të sindikatës. Për me tepër, për herë të parë nga paslufta, ky menaxhement në vitin 2013, ka bërë sigurimin shëndetësor për të gjithë punëtorët e KEK-ut, me anën e të cilit mbulohen të gjitha shpenzimet shëndetësore të punëtorëve në të gjitha klinikat publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit. Këtë shërbim që ka një kosto të konsiderueshme për korporatën, nuk e kanë shumica e punëtorëve publik dhe privat në Kosovë.
Sa i përket dy kërkesave të paraqitura javën e kaluar, nga njëra prej Sindikatave të KEK-ut, ashtu si ishte premtuar nga menaxhmenti, dje në mbledhjen e Bordit te Drejtoreve, kërkesa e pare për qymyr ka hasur në mirëkuptim për realizim nga Bordi dhe menaxhmenti.
Ndërsa për kërkesën e dytë (bonus 200 €) duke marr parasysh kufizimet afariste me ZRRE, procesin e shthurjes së korporatës dhe situatën e krijuar rreth bllokimit të fushës nga do të nxirret qymyri nga qershori 2017, nuk ka pasur asnjë premtim në takimet e mbajtura dje dhe sot përpos gatishmërisë për diskutim dhe shtjerre të të gjitha mundësive në të mirë të stabilizimit makro financiar të korporatës.
Ne këtë rast BORDI dhe menaxhmenti vetëm kanë kërkuar mirëkuptim me ç’rast deri në gjysmën e muajit Janar do të shqyrtohet gjendja karshi këtyre kufizimeve, e cila do të diskutohet në mënyrë më të sinqerte me punëtorët dhe të gjithë përfaqësuesit e tyre të cilëve ju bëjmë thirrje për maturi dhe reflektim rreth situatës nëpër të cilën po kalon korporata që është shtëpia e përbashkët e jonë, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga, Zyra për informim e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).