Në interesimin e KTV-së pse për rastin Drenica, krahas lirimit të Sami Lushtakut nga paraburgimi më 3 korrik, nuk është vendosur njësoj edhe për ish – shefin e Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimin, Gjykata Supreme ka dërguar këtë sqarim:
“Aktvendimi i dhënë nga Gjykata Supreme më 3 korrik 2017 është në pajtim me nenin 403(3) të KPP i cili zbatohet përshtatshmërisht për ankesat e shkallës së tretë të shqyrtuara para Gjykatës Supreme (shih nenin 407(2) të KPK) .
Në atë nen shkruan si në vijim: “Kur për shkak të ndryshimit të aktgjykimit të gjykatës themelore ka arsye për caktimin ose heqjen e paraburgimit, për këtë Gjykata e Apelit merr aktvendim të posaçëm”. Andaj, Gjykata Supreme e ka ndryshuar aktgjykimin në mënyrën që ekzistojnë arsye për ndërprerjen e paraburgimit kundër Sami Lushtakut.
Në aktvendimin e dhënë më 3 korrik 2017 po ashtu ceket se aktgjykimi i Gjykatës Supreme me arsyetimin e hollësishëm do të lëshohet me kohë”.
Sylejman Selimi është i akuzuar dhe i gjykuar po ashtu në rastin Drenica.
Ai nuk është liruar nga paraburgimi.