S’raportohet asnjë vdekje në Uells për herë të parë që nga marsi

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Asnjë vdekje e re e personave të infektuar me Covid-19 nuk është raportuar në Uells për herë të parë që nga muaji mars.

Megjithatë marrë parasysh se si bëhet grumbullimi i të dhënave dhe përpilimi i listave nga Instituti i Shëndetit Publik në Uells – data e vdekjes është data në të cilën raportohet – ka pasë edhe ditë të mëhershme ku statistikat nuk tregojnë se ka pasë vdekje të personave të infektuar me Covid-19.

Këto statistika nëse shihen në mënyrë retrospektive tregojnë që nuk ka ndodhur asnjë vdekje më 18 qershor, ashtu sikur edhe më 3,4 dhe 5 korrik – edhe pse vdekjet e raportuara në ditët në vijim mund të kenë ndodhur në këto data.

Ndërkohë edhe 15 persona të tjerë që rezultuan pozitivë për koronavirus kanë vdekur në spital në Angli.

Të ngjashme