Kryetari i qytetit të Napolit, Luigi de Magistris, ka njoftuar se Stadiumi i skuadrës së Napolit zyrtarisht do ta mbajë emrin Stadio Diego Armando Maradona nga ndeshja e ardhshme të skuadrës italiane në shtëpi.
Napoli i ka dy ndeshje si mysafir dhe pastaj rikthehet për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Real Sociedad më 10 dhjetor në shtëpi, raporton Gazeta Express.
Kryetari gjithashtu konfirmoi se muzeu do të organizohet nga klubi, përpara se të zbulojë procesin për emrin e ri të stadiumit.
“Unë kam lexuar propozimet alternative, por në fund emri do të jetë Stadio Diego Armando Maradona”, u deklarua De Magistris.
“Procedura do të jetë sa më e shpejtë që të jetë e mundur. Sot, tashmë ishte një takim i komisionit, të premten unë thirra Komunën, dhe ne do të përfundojmë procesin.”
“Pastaj, ka një kalim me prefektin që tashmë e kemi aktivizuar. Kam arsye të besoj se emri mund të zyrtarizohet nga ndeshja tjetër në Napoli”, përfundoi ai.
Diego Armando Maradona vdiq javën që lamë pas, në moshën 60-vjeçare në shtëpinë e tij në Tigre.