Stafi akademik dhe administrativ i UNI – Universum International College po ndjek kursin e gjuhës angleze live nga Arizona State University (ASU), nga Niveli A1 deri në B2.
Ky trajnim profesional u ofron pjesëmarrësve mundësi për zhvillim të aftësive ndërkombëtare dhe kompetencave profesionale, të nevojshme për mësimdhënie, menaxhim dhe standarde të larta të arsimit të lartë.
Partneriteti ekskluziv me ASU garanton që stafi i UNI të përfitojë ekspertizë dhe njohuri të nivelit ndërkombëtar, duke rritur kapacitetin e institucionit për zhvillim akademik dhe profesional të qëndrueshëm.
Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!
Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.
