Statuja e kampiones së parë olimpike të Kosovës është gati. Por në kryeqytet nuk ka vend për ta vendosur Majlinda Kelmendin të bronztë.
Trajneri i saj, Driton Kuka, ka njoftuar se edhe pse statuja është përfunduar nga artistët, kërkesa për një vend në kryeqytet ka mbetur pa përgjigje që nga muajt e verës. Ai ka akuzuar edhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për këtë gjë, njofton Klan Kosova.
Klan Kosova ka provuar të merr përgjigje nga komuna e Prishtinës, por nuk ka qenë e qasshme.
Statusi i plotë:
Po e ndaj me ju një informacion!
Statuja e Majlindës po vjen në Kosovë.
Kërkesa e jonë nëpërmes Ministrisë drejtuar Komunës së Prishtinës qysh në muajt e veres deri sot ka mbet pa përgjigje! E kemi menduar Statujen të ngritet në kryeqytet si Kampionja e parë dhe e vetme Olimpike por kot!!!
Kryetari i Prishtinës asnjë info për këtë çështje…
Jeta Xharra ishte sygjerimi yt që e kishim konsideruar për vendin e statujes e tash çka ma tutje kur kjo ka has në vesh të shurdhër!
Mailin e ardhur nga artistët po e ndaj me ju.