Blerand Stavileci nga shtabi qendror zgjedhor i PDK-së, ka vazhduar ta ruajë heshtjen zgjedhore duke thënë se deri tani cdo proces ka qenë në mënyrë të rregullt ndonëse ka vetëm 45 minuta që janë hapur vendvotimet për obligimin qytetar të zgjedhjeve.
Stavileci tha se shtabi i PDK-së është mobilizuar dhe pritet që një koordinim i tillë të vazhdojë deri në epilogun përfundimtar të këtij procesi, transmeton Klan Kosova.