Ish presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç do të marrë titullin Qytetar Nderi në qytetin e Pejës.
Çmimi do i ndahet atij me datën 16 qershor, kur edhe është dita e çlirimit të këtij qyteti.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Pejës e cila e ka futur nderimin e ish presidentit të Kroacisë në protokollin ceremonial në shënimin e kësaj dite.
Poashtu me të njejtin çmim do të nderohet edhe Mauro Del Vecchio i cili ishte gjeneral i Forcave Ushtarake të NATO’s në vitin 1999.
Në orën 13 pritet edhe inagurimi i përmendores së Heronjve të Lirisë dhe Heroit Kombëtar Shkelzen Haradinaj./Gazeta Express/