Atë që skuadra e Partizanit ndoshta nuk arriti ta realizonte me futboll në stadiumin e Salzburgut, e realizuan vajzat shqiptare, të linjës së fluturimit “Alba wings”.
Është pikërisht kjo linjë, me të cilën kanë udhëtuar drejt Salzburgut edhe djemtë e “Partizanit”, por me sa duket gjatë kohës që djemtë luanin futboll, vajzat kanë realizuar disa foto ne “1st Austrian DC-3 Dakota Club”, në aeroportin ndërkombëtar të Salzburgut.
Në faqen e Fb zyrtar të aeroportit, vajzat shqiptare kanë marrë një vëmendje të veçantë./Zëri/