Stoltenberg të hënën në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Prishtinë | 17 Nën 2023 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë Kosovën të hënën, më 20 nëntor.

Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, përcjell teve1.info

“Ai gjithashtu viziton kampin Nothing Hill të KFOR-it të NATO-s, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş dhe do t’u drejtohet trupave. Ai do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Teksa, më 21 nëntor, ai do të qëndrojë në Beograd, me ç’rast do takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Më vonë atë ditë, Stoltenberg do të udhëtojë edhe në Maqedoni të Veriut për t’u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Sekretari i Përgjithshëm do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

Të ngjashme