Strategjia antikanabis, Rama takon drejtuesit e Policisë

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 13:26 | Nga

Në një takim me drejtuesit e policisë, në kuadër të strategjisë antikanabis, kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse vazhdohet të zbatohet plani kombëtar, “në fund të sezonit do të mund të themi se ia dolëm t’i japim fund historisë së kultivimit të kanabisit”.

“Jemi të gjithë së bashku. Të dhënat janë shumë inkurajuese. Jemi përpara një situate të përmbysur nga pikëpamja e hartës së kultivimit. Baza e planit kombëtar është solide dhe zbatimi i përpiktë i kësaj baze në letër është shembull i qartë që nëse do të vazhdojmë me këtë vendosmëri dhe ritëm, me siguri që në fund të sezonit do të mund të themi se ia dolëm ta përmbysim situatën dhe t’i japim fund historisë së kultivimit të kanabisit”, tha Rama, shkruan Top Channel.

“Dua të përgëzoj kapacitetin reagues të Policisë së Shtetit ndaj shfaqjes së çdo elementi pasiv ose të përfshirë në këtë fenomen brenda policisë”, shtoi Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme