Stresi e dëmton shëndetin në forma të ndryshme

Prishtinë | 21 Kor 2024 | 00:10 | Nga Ekonomia Online

Një situatë stresuese shkakton hipotalamusin (regjion i trurit) tuaj të dërgojë sinjale “mbrojtëse”, të cilat manifestohen me rrahje të shpeshta të zemrës, frymëmarrje të shpejtuar dhe djersitje.

Kjo situatë konsiderohet si situatë stresi, mirëpo nëse vazhdimisht përsëritet atëherë kalon në stres kronik i cili shkakton dëme serioze shëndetësore.

Stresi kronik e dëmton shëndetin në forma të ndryshme duke filluar nga sistemi endokrin deri te sistemi nervor.

Stresi kronik dëmton:

Sistemin kardiovaskular

Gjatë procesit të përgjigjes ndaj stresit shpejtohet frymëmarrja dhe kështu gjaku duhet të qarkullojë më shpejtë për të furnizuar trupin me oksigjen. Stresi rrit edhe shtypjen dhe zgjeron arteriet e gjakut.

Sistemin e tretjes

Në një situatë stresi, mëlçia prodhon sasi të lartë të glukozës për të rritur energjinë. Nëse jeni duke kaluar nëpër stres kronik, mëlçia prodhon vazhdimisht glukozë dhe për trupin bëhet e pamundur procesimi i saj. Si rezultat rritet sasia e glukozës në gjak dhe zhvillohet diabeti. Krahas diabetit, njerëzit që përjetojnë stres kronik mund të përballen edhe me diarre, konstipacion, vjellje apo dhimbje të stomakut.

Sistemin muskulor

Gjatë situatave të stresit, muskujt kontraktohen në tentim të “mbrojtjes”. Mirëpo nëse stresi vazhdon dhe bëhet kronik, atëherë muskujt humbin aftësinë e relaksimit dhe shkaktojnë dhimbje.

Sistemin riprodhues

Krahas dëmtimeve fizike, stresi ndikon edhe në sistemin nervor të njerëzve. Njerëzit që përballen me stres kronik e kanë shumë të vështirë të ndjejnë kënaqësi gjatë aktit seksual duke prodhuar më pak sasi të testosteronit.

Sistemin imunitar

Hormonet e stresit dëmtojnë sistemin imun dhe e dobësojnë përgjigjen imunitare ndaj agjentëve të huaj.

Të ngjashme