Ekonomia Online
FUNDIT

Studentët të cilët nuk pranohen në konvikte, nuk mund të hanë ushqim në mensë

Studentët të cilët nuk pranohen në konvikte, nuk mund të hanë ushqim në mensë

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar se për shkak të pandemisë Covid-19, këtë vit nuk do të kenë të drejtë për ushqim në mensë studentët të cilët nuk janë pranuar në konvikte, përcjell Ekonomia Online. “Njoftojmë studentët aplikues për vitin akedemik 2020/2021 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë se në bazë të rekomandimeve nga […]

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar se për shkak të pandemisë Covid-19, këtë vit nuk do të kenë të drejtë për ushqim në mensë studentët të cilët nuk janë pranuar në konvikte, përcjell Ekonomia Online.

“Njoftojmë studentët aplikues për vitin akedemik 2020/2021 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë se në bazë të rekomandimeve nga IKSHPK për shkak të pandemis Covid-19 këtë vit nuk do të kenë të drejtë për ushqim në mensë studentët të cilët nuk janë pranuar në konvikte”, thuhet në njoftimin e QS-së.

“Të drejtë ushqimi në mensë këtë vit kanë vetëm studentët të cilët fitojnë të drejtën e strehimit në konvikte. Gjithashtu në rast se studentët të cilët nuk e shfytëzojnë të drejtën e banimit në konvikt iu merret e drejta e ushqimi në mensë”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme