Studentët dorëzojnë peticionin me 3 mijë nënshkrime në Rektorat, kërkojnë që UP-së mos t’i hiqet emri Hasan Prishtina

Prishtinë | 31 Maj 2023 | 15:24 | Nga Enea Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup studentësh nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë dorëzuar peticionin me 3 000 nënshkrime në Rektorat, kundër heqjes së emrit të universitetit, raporton Ekonomia Online.

Siç ka bërë të ditur përfaqësuesi i organizatave studentore, Arbër Gecaj, peticionin përveç studentëve e kanë nënshkruar edhe dekanët e disa njësive dhe disa profesorë.

Gecaj, në emër të studentëve, ka paralajmëruar hapa të tjerë më radikalë, në rast se askush nuk i përgjigjet kërkesës së tyre.

“Nuk kemi dashur të bëjmë kauza, por nëse askush nuk na përgjigjet, siç nuk janë përgjigjur deri tani, ne jemi te gatshëm edhe për greva dhe protesta”, tha ai.

Gecaj ka thënë se e kundërshtojnë heqjen e emrit të “kolosit tonë ndërkombëtar” edhe për shkak se nuk po iu pëlqen praktika e ndryshimit të emrit të universitetit herë pas here. Sipas tij, propozimi është bërë fshehurazi dhe pa u konsultuar me studentët.

Të ngjashme