Vdekja tragjike e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, tronditi të gjithë.
Daci vdiq dje nga një ortek bore në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Disa studentë të Edukimit Fizik dhe Sportit, e kujtuan në një mënyrë të veçantë Arianin, dhe në të njëjtën kohë ngushëlluan familjen Daci.
Ata bashkërisht kanë formuar emrin e të ndjerit, në vendin ku ai vdiq.