Është hapur performanca e instalacionit “protestë” në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.
Studentët e Fakultetit të Arteve kanë paraqitur një performancë 1-minutëshe pranë fakultetit, ku përmes performancës kanë dashur t’i ofrojnë një “terapi” Universitetit të Prishtinës për shkak të pamundësisë së ndryshimit të rrethanave për mënyrën e funksionimit të këtij universiteti, raporton Ekonomia Online.
Studentët konstatojnë se momentalisht universiteti është në gjendje kome, duke filluar nga mosmbajtja e mësimit të rregullt, neglizhenca dhe joprofesionalizmi nga profesorët, kuadri jo i duhur, mungesa e hapësirave, keqmenaxhimi i fondeve etj., ndërsa për rehabilitim studentët kanë pohuar se po e injektojnë me këtë infuzion duke shpresuar që të kthjellohet situata në mënyrë që universiteti të ngrihet prapë në këmbë.