Studentët e Inxhinierisë ndërtimore të UBT-së vizituan komunën e Lipjanit

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 15:30 | Nga

Studentët e fakultetit të Inxhinierisë ndërtimore në UBT, vizituan objektin e Komunës së Lipjanit, si dhe Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër të kësaj komune, të shoqëruar nga asistentja në UBT, Dafina Tmava- Gashi.

Gjatë kësaj vizite dyditore, studentët u pritën në takime të ndara nga kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër, Avni Olluri.

Kryetari Ahmeti i njoftoi inxhinierët e rinj me punët që kryhen në këtë komunë, për historinë, sipërfaqen e numrin e përgjithshëm të banorëve, për projektet e realizuara dhe ato që priten të përfundohen gjatë këtij viti etj., ndërkaq drejtori Olluri i informoi ata për procedurat dhe funksionimin e kësaj drejtorie, për lëndët në përpunim, si dhe për mënyrën e trajtimit te tyre.

Studentët e Inxhinierisë së ndërtimit dhe ata të Arkitekturës disa muaj më parë kanë realizuar vizitë studimore në shtatë shtete të mëdha evropiane, duke përfshirë Kroacinë, Italinë, Zvicrën, Francën, Holandën, Gjermaninë dhe Austrinë.

Image may contain: 1 person, sitting

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme