Studentët e Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT vizituan Ndërmarrjen Publike Lokale “Prishtina Parking”

Prishtinë | 31 Maj 2023 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Studentët e nivelit master në Fakultetin Ndërtimtari dhe Infrastrukturë në UBT, në kuadër të lëndës: “Komunikacioni Urban”, të udhëhequr nga profesori, Beni Kizolli, zhvilluan një vizitë studimore në Ndërmarrjen Publike Lokale “Prishtina Parking”.

Studentët u mirëpritën nga kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, i cili prezantoi vizionin dhe misionin e ndërmarrjes, si dhe në kuadër të bashkëbisedimit u diskutua edhe përvoja, potenciali dhe prioritetet e ndërmarrjes.

Vizita studimore u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për studentët për të njohur më mirë praktikën e një ndërmarrjeje publike lokale dhe për të kuptuar se si komunikacioni urban ndikon në zhvillimin dhe menaxhimin e infrastrukturës. Kjo përvojë e arritur do të ndihmojë studentët në zhvillimin e aftësive të tyre në fushën e ndërtimit dhe planifikimit urban.

Të ngjashme