Studentët e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT vizituan Qendrën Kosovare për Hulumtim dhe Edukim të Rrjetave (KREN) në ITP Prizren

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Studentët e vitit të parë të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, të udhëhequr nga profesori Vehbi Sofiu, kanë realizuar një vizitë studimore në Qendrën Kosovare për Hulumtim dhe Edukim të Rrjetave (KREN) në ITP Prizren.

Studentet janë pritur nga koordinatori i qendrës, Atif Bashani, i cili në detaje u ka shpjeguar rolin e qendrës edukuese për të gjithë sistemin e funksionit të rrjetave edukuese duke parë nga afër sistemin e serverit për menaxhimin e të dhënave në gjithë territorin e Kosovës.

Në fokus të vizitës ishte edhe infrastruktura Hybrid Cloud me Azure Stack e fokusuar në ofrim të shërbimeve dhe mbështetjes për shpërndarjen e njohurive dhe shkëmbimin e informacionit si pjesë integrale e qasjes praktike, ku studentët u njoftuan për funksionin e teknologjisë së  printimit 3D e cila shërben për trajnim dhe praktikë.

Studentët me profesorin Vehbi Sofiu, zhvilluan detyra projektuese në kompjuterët e laboratorit të KREN-it me teknologjinë e digjitalizimit interaktiv duke vënë në përdorim teknologjinë EON-XR me detyra praktike të lidhura me pjesën e ligjëratave teorike si pjesë e lëndës semestrale.

Të ngjashme