Njomza Syla e Muhamet Jashanica janë dy studentë të Departamentit të arkitekturës në UBT, të cilët ditëve të fundit kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e brendit të komunës së Vushtrrisë.
Studentët UBT-së i janë bashkuar organizatës “Qendra kosovare për hulumtime urbane”, duke dhënë kështu kontributin maksimal për brendin e Vushtrrisë.
Studentët e angazhuar thonë se UBT është institucioni arsimor, që krijon mundësi për secilin për të shfaqur talentin dhe profesionalizmin.
“Jam ndier shumë mirë që kam pas mundësi të japë kontributin tim në krijimin e brendit të qytetit tim. Studimet në UBT na kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë për ta shfaqur përvojën tonë “, tregon studentja Njomza Syla.
Po aq i kënaqur me UBT-në është edhe studenti tjetër i angazhuar për brendin e Vushtrrisë.
“Gjatë studimeve në UBT kemi arritur të mësojmë mënyra të prezantimit, se si një prezantim të paraqitet suksesshëm. Gjërat e mësuara i kemi zbatuar në praktikë, në krijimin e këtij brendi. Andaj UBT është vend që krijon mundësi të shumta, që studenti t’i tregojë aftësitë në fusha të ndryshme”, thotë Muhamet Jashanica.
Edhe profesoresha Sadije Deliu-Kelmendi, tregoi se studentët e UBT-së kanë dhënë një kontribut të madh në krijimin e brendit të komunës së Vushtrrisë. Ajo thotë se studentët kanë marrë pjesë në secilën punëtori, duke qenë të devotshëm dhe kreativë.