Studentët e kolegjit UBT, në fakultetin e Inxhinierisë ndërtimore dhe Infrastrukturës po vazhdojnë intershipin në kompaninë ndërtimore Bechtel-Enka.
Bechtel-Enka aktualisht është duke i kryer punimet e autostradës “Arber Xhaferi”, në relacionin Prishtinë- Shkup, kurse grupi i përbërë prej 8 studentëve të UBT-së, po mirren me monitorimin e punimeve që janë duke u kryer në punishten e kësaj kompanie.
Studentët janë shpërndarë nëpër departamente të ndryshme, si: atë të strukturave, të inxhinierisë, drenazhimit dhe punimeve tokësore, me ç’rast ata kanë mundësinë t’i shohin elementet nga projektimi, e deri tek realizimi i planeve, të cilat janë të udhëhequra nga inxhinieret përgjegjës të kësaj kompanie.
Studenti Endrit Muqiqi tha se ky intership ka vlerë të madhe për të pasi që, sipas tij, gjithçka që kanë mësuar gjatë një viti në ligjërata, tashmë e kanë mundësinë ta shohin se si zbatohet në praktikë.
“Unë i jam shumë mirënjohës UBT-së, sepse po na e mundëson kryerjen e praktikës në një kompani me renome botërore”, theksoi ai, teksa shtoi se, ai dhe studentët tjerë që janë pjesë e këtij intershipi, janë shumë të përgatitur në punën dhe punimet që zhvillohen në infrastrukturën rrugore.