Studentët e UBT-së vizitojnë kompaninë “VALA”

Prishtinë | 15 Kor 2016 | 14:26 | Nga

Studentët në Akademinë Ndërkombëtare Verore 2016, të organizuar nga UBT, kanë dëgjuar ligjëratën për trendët e zhvillimit të produkteve në telekomunikacion dhe qasjen e tyre të komunikimit me konsumatorin, nëpërmjet mediumeve digjitale.

Rinor Ahmeti, menaxheri produkteve në Telekomin e Kosovës dhe Uragan Alija, menaxher i komunikimit me konsumatorin dhe pjesën digjitale prezantuan para studentëve të UBT-së trendët në zhvillimin e produkteve në Telekom.

Shpjeguan se si teknologjia është bërë pjesë e jetës dhe se si kompanitë duhet të orientohen drejt ofrimit të internetit, kudo dhe kurdo, me shërbimet më të avancuar për shkëmbim të dhënave.
Fokusi i prezantimeve ishte në zhvillimet në telefoninë mobile, në internet mobil, internet fiks e IPTV dhe portofolin e produkteve të Telekomit të Kosovës.

Pjesë tjetër e ligjëratës ishte përdorimi i teknologjisë në komunikim me konsumatorin, veçanërisht hapat e ndërmarrë nga Telekomi i Kosovës, në vitin 2015, për komunikim me konsumatorin, përmes rrjeteve digjitale dhe fokusit që t’i përgjigjen pyetjeve e kërkesave të konsumatorëve nën 5 minuta, që aktualisht ky trend në faqen e Vala-s mbahet edhe në kohën mesatare prej 3 minutash.

vala ubt 1

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme