Studentët kanë lënë orën 16:00 si afatin e fundit për plotësimin e kërkesave të tyre.
Që nga orët e mëngjesit, studentët protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit në Shqipëri dhe theksojnë se nuk duan negociata apo dialog por do të presin vetëm plotësimin e 8 kërkesave.
Në edicionin e lajmeve të orës 15:00 në Top Channel, disa prej protestuesve thanë se do të përshkallëzojnë protestën, por shtuan se një vendim përfundimtar ende nuk është marrë, transmeton Klan Kosova.
Disa prej tyre thanë se përshkallëzimi mund të përfshijë qëndrimin gjatë gjithë natës përpara Ministrisë së Arsimit, kryeministrisë, por nuk përjashtohet as greva e urisë.