Studentët nuk ndalen, edhe sot në protestë

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Studentët do të protestojnë sërish sot për plotësimin e tetë kërkesave të tyre.

Ata kanë njoftuar se do të mblidhen në 8.30 pranë fakulteteve të tyre dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Kryefjala e studentëve është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama, por jo me dialog, ndërkohë që ky i fundit ka nisur mbrëmjen e djeshme një seri takimesh me pedagogë dhe studentë, shkruan Top Channel.

Ata bëjnë thirrje që ashtu si ditët e tjerë të gjithë studentët të bojkotojnë mësimin. ndërsa i bëjnë thirrje që edhe universitetet e rretheve t’i bashkohen protestës së tyre në Tiranë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme