Studentët në Shqipëri vazhdojnë protestën edhe të dielën

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Studentët në Shqipëri do të vazhdojnë edhe të dielën protestën nga ora 10:00, para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, përcjellë Klan Kosova.

Të shtunën studentët protestuan për 8 orë përpara ministrisë së Arsimit. Ata refuzuan takimin me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla të cilës i bënë të qartë se nuk tërhiqen derisa të shohin kërkesat e tyre të plotësuara. Protesta vijoi deri në orën 17:00 duke u mbyllur me fjalët: “Nuk ka kompromis”. Ndryshe nga herët e tjera, ata kanë ndenjur edhe 30 minuta më shumë.

Në momentin e largimit studentët, ashtu si dhe ditët e tjera kanë mbledhur edhe plehrat e lënë pas, duke shpërndarë në këtë mënyrë një mesazh qytetarie. Studentët ndezën qirinj dhe u zotuan se do të kthehen nesër për të vazhduar qëllimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme