Një grup studentes të thirrur si grupi Union në mënyrë simbolike kanë dalë sot për të lexuar në kam-pusin e UP-së pranë Kishës Ortodokse.
Edon Zeneli i cili foli në emër të grupit tha se kam-pusi universitar është i studentëve dhe se si i tillë, ai duhet të përdoret vetëm nga studentët.
“Kampusi universitar është i studentëve dhe duhet të përdoret vetëm nga studentët. Ditë më parë u tentua që të funksionalizohet Kisha Ortodokse që ndodhet në oborrin e Kampusit Universitar pa e pyetur askënd.
Kësisoj lindi ideja që në të dalim këtu dhe të shfrytëzojmë hapësirën që na takon neve dhe është e drejta e jonë që në të mësojmë këtu. Ne do të rrimë këtu 45 minuta, pra sa zgjat një orë e plotë e mësimit”, u shpreh Zeneli.
Ndërkaq, profesori i Fakultetit të Arteve, Bekim Lumi tha se ka dalë për t’i mbështetur studentët.
“Sot kam dal ketu t’i mbëshrës këta studentë. Hapësira e UP-së është hapësirë që ju takon studentëve dhe askujt tjetër. Feja dhe politika nuk kan çfarë kërkojnë në hapësirat e UP-së”, u shpreh ai.
Aurela Kadriu, studente e UP-së tha se e sheh legjitime që hapësira e kam-pusit universitar të shfrytëzohet vetëm nga studentët.
“Unë kam vendos me ju bashku këtij aktiviteti sepse e shoh krejt legjitime që kjo hapësirë të shfrytëzohet vetëm për studentë. Ne kërkojmë ri-funksionimin e këtij objekti por në shërbimin e studentëve pra, ne nuk dojmë që ky objekt të rrënohet por ky objekt dhe këto hapësira të shfrytëzohen vetëm për studentët”, u shpreh ajo.