Studentët me instalacion për mosliberalizimin e vizave, Haradinaj i “injoron”

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 13:23 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ditën e Evropës një grup studentësh të Fakultetit Filozofik kanë protestuar para sheshit “Skënderbeu”, duke shprehur pakënaqësi për mosliberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.

Ata në dorë kishin një pasaportë si instalacion për të dëshmuar se pasaporta e Kosovës nuk ka vlerë.

Derisa ata po bëheshin gati për të prezantuar para medieve këtë instalacion, para tyre u shfaq kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Por, ai nuk u ndal aty. Kalimthi i përshëndeti, por nuk iu përgjigj ftesës së të rinjve që ta shpalos instalacionin në formë pasaporte.

Studenti Bekim Ibishi shprehu pakënaqësinë me mosliberalizimin e vizave për Kosovës duke thënë se dëshirojnë të jenë të barabartë me shtetet e tjera.

“Ne jemi këtu tregu t’i tregojmë botës që vendndodhja jonë është Iliria dhe ngjyra e syve tonë, janë mësu me pa vetëm gjak dëshmori dhe pasaportës tonë nuk do t’i del afati për jetë e mot. Nuk kemi qëllim me ua marr pasaportën e tyre, po me tonat të mund të udhëtojmë dhe të jemi të barabartë”, tha ai, raporton EO.

Ndërsa studenti Blendon Arifi tha se ky aktivitet ka për qëllim të përçoj mesazh tek BE-ja që të bëjnë liberalizimin e vizave.

“Sot jemi këtu për mosliberlalizimin e shtetit tonë, kemi shfaq pasaportë që nuk ka aspak vlerë, e kemi demostru me disa foto. Ne si student e kemi pa të arsyeshme që të bëjmë këtë dhe t’i tregojmë qytetarëve dhe zyrtarëve që na duhet liberalizimi”, tha ai.

Studenti Edison Syla tha se përmes këtij aktiviteti kanë shpalosur mangësitë dhe përparësitë vizave.

 “Ky aktivitet shpreh pakënaqësi ndaj BE-së dhe shpalos mangësitë dhe përparësitë me dhe pa liberalizim të vizave”, tha ai.

 Studentët edhe herëve të tjera kanë protestuar në lidhje me mosliberalizimin e vizave.

Të ngjashme