Studentët paralajmërojnë protestë për rrëzimin e rektorit, pronën e UP-së ia fali kishës

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 11:52 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata  “Demokracia Studentore”, në hapësirat e kampusit Universitar të Prishtinës  para objektit të Kishës Ortodokse, prezantoi dëshmitë, me të cilat thonë se objekti i kishës ortodokse është vendosur me dhunë në kampusin universitar.

Mexhit Ramusa nga “Demokracia Studentore”,  tha se do të nënshkruajnë një peticion  lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit, për të kërkuar shkarkimin e trupit gjykues të  këtij rasti, raporton Ekonomia Online.

“Nuk lejojmë që kjo tokë t’i mbetet serbëve, kjo tokë duhet ti mbetet universitetit.  Ky objekt simbolizon regjiimin e Millosheviqit. Ne si studentë do të nënshkruajmë një peticion për vendimin e Gjykatës së Apelit. Kërkojmë që të shkarkohet trupi gjykes i këtij rasti”

“Ne e dimë që rektorati ka neglizhuar punët dhe seancat në lidhje me këtë tokë. Asnjë student nuk e kundërshton këtë aktivitet. Kemi kërkuar që aktivitetin ta kryejmë brenda kishës por policia nuk po na lejon.  Ne nuk konfrontohemi me policinë ata janë Policia e Kosovës. Nuk e di pse nuk po na lejojnë”, tha Ramusa.

Ramusa kërkoi nga rektori që të përkushtohen në këtë çështje. Nëse nuk merren hapa lidhur me këtë çështje, ai paralajmëroi se do të organizojnë protestë bashkë me organizatat studentore për të rrëzuar rektorin.

Kjo organizatë pllakatin e tyre e vendosi edhe para rektoratit pasi që policia nuk i  lejoi që të jenë më afër objektit të kishës ortodokse. Pas bisedës me personelin e rektoratit studentët u ftuan që të hynë brenda në rektorat, por ata thanë se nuk duan të pengojnë procesin e punës.

Të ngjashme