Studentët shtojnë një kërkesë: Të hiqen procedimet penale

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Studentët e universiteteve publike vijojnë të refuzojnë ftesat e përsëritura të kryeministrit Edi Rama për dialog, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për 8 kërkesat e tyre.

Por, krahas pikave të renditura prej ditësh, të rinjtë kërkojnë që të hiqen procedimet penale për 25 personat që po hetohen për tubim të jashtëligjshëm.

Studentët kanë paralajmëruar se ditën e nesërme protesta do të zhvendoset para Parlamentit, aty ku dhe do të mbahet seanca parlamentare e së enjtes.

Ndërsa sot, të rinjtë janë ndarë në dy grupe, para Ministrisë së Arsimit dhe para Kryeministrisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme