Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që të i’u mundësoi studentëve të cilët e kanë përfunduar ciklin bachelor (themelor) në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore, Departamenti i Biologjisë, drejtimi “Biologji aplikative” dhe “Biokimiko – Fiziologjik”, të përfundojnë edhe një modul të studimeve.
Siç njoftoi ministri Bytyqi me rastin e përfundimit të këtij moduli studentë do të marrin titullin “ Laborant i lartë i mjekësor ”.
“Ky vendim është shumë i rëndësishëm për faktin se pas mbarimit të këtij moduli, studentët në fjalë kanë të drejtë t’u nënshtrohen procedurave të licencimit në Ministrinë e Shëndetësisë, e që pas shumë viteve në pritje, do tu hapë rrugë atyre për një vend pune në profesionin e tyre”.
I pari i Arsimit në Kosovë theksoi rëndësinë e këtij vendimi.
“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të mbulojë 50% të tarifës së shpenzimeve për realizimin e këtij moduli”.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mbetet e përkushtuar që t’iu dalë krahë të gjithë studentëve që për vite të tëra, pa ndonjë arsye apo me, u janë mohuar apo shkelur të drejtat e tyre.