Studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Enes Shala punësohet në UBT

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Ëndrra e fëmijërisë për të ndjekur studimet në fushën e shkencave kompjuterike përveç se iu bë realitet, studentit të UBT-së, Enes Shala iu shpërblye edhe me punësim në institucionin më të madh akademik në vend – UBT.

Studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Enes Shala, ka arritur që falë angazhimit dhe studimeve cilësore në UBT, t’i bashkohet një ekipi të profesionistëve të suksesshëm të cilët janë pjesë e këtij institucioni akademik, në cilësinë e zyrtarit të IT-së në qendrën e UBT-së në Ferizaj.

“Kam përzgjedhur UBT-në si opsionin më të mirë, më kredibil dhe më serioz në mësimdhënie, për të arritur profesionalizmin dhe pikësynimin tim kryesor në këtë fushë, si dhe për kushtet më moderne që ky institucion akademik më ka ofruar për t’u zhvilluar në mënyrë profesionale për rrugën time drejt suksesit”, ka thënë studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Enes Shala.

Enesi, si student i vitit të tretë në nivelin bachelor në programin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, ka thënë se ndihet me fat që është pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë, me kuadro profesionale dhe kolegë të cilët ligjëratat dhe ushtrimet i bëjnë gjithnjë e më shumë atraktive.

“Atraktiviteti në ligjërata dhe përdorimi i teknologjive të fundit për zhvillimin e ligjëratave, stafi profesional dhe shumë i përkushtuar, si dhe ambienti super i përshtatshëm për mësim, na bën të ndihemi me fat që jemi pjesë e UBT-së”, ka thënë ai.

Fakulteti Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, është programi më i madh i kësaj fushe në vend dhe rajon, i cili procesin mësimor dhe kërkimet shkencore i zhvillon duke u bazuar në infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative në UBT.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme