UBT në bashkëpunim me shumë universitete evropiane dhe botërore ofron programe te ndërkombëtarizuara, ku studentët nga Kosova dhe më gjerë, të cilët dëshirojnë të studiojnë në institucione jashtë vendit, mund ta bëjnë duke qenë pjesë e UBT-së, të cilët edhe përfitojnë diplomë ndërkombëtare.
Përfitues i kësaj mundësie është studenti i UBT-së, Driton Bejtullahu, i cili u regjistrua në nivelin master të programit ndërkombëtar Menaxhim Strategjik – Menaxhim i Ndryshimeve që në UBT ofrohet nga Universiteti i Danubit në Krems të Austrisë.
Studenti Bejtullahu me këtë rast ka thënë se është një mundësi e mirë, pasi sipas tij, në kuadër të programeve ndërkombëtare, studentët përfitojnë eksperienca nga profesorë ndërkombëtarë dhe kjo u ndihmon në rritjen e kapaciteteve profesionale.
“Ndjekja e lëndëve në Kosovë, saktësisht në UBT, me profesorë nga Universiteti i Danubit, na ka kursyer kohë dhe na ka kursyer nga udhëtimi në Krems të Austrisë, sepse atje vetëm pjesën e specializimit e kam përfunduar në kampusin e universitetit”, tregoi ai.
Sipas tij, falë UBT-së që ka bashkëpunim më Universitetin e Danubit, në Austri, ai është specializuar në programin me të cilin ka dashur ta ndërtojë karrierën.