Stuhia Lorenzo është shndërruar në uragan, i pesti me radhë që shfaqet në Oqeanin Atlantik këtë sezon.
Qendra amerikane e uraganeve paralajmëron se Lorenzo mund të forcohet më tej deri të enjten.
Uragani aktualisht ndodhet 1.030 kilometra në perëndim të Kepit të Gjelbër, me erërat që fryn me shpejtësi 80 km/orë.
Ndërkohë, stuhia Jerry është rritur në një ciklon post-tropikal, i cili do të kalojë pranë Bermuda sot gjatë ditës.
Stuhia tropikale Karen ndodhet rreth 250 kilometra në veri-perëndim të San Juan në Porto Riko.