Ministria e Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga Faton Peci, ka kërkuar ndjesë për një lëshim teknik. Ky lëshim, sipas MBPZHR-së lidhet me paraqitjen vizuale të shifrave të përkrahjes për perime në programin e pagesave direkte dhe subvencionet që do të jepen këtë vit. “Për dallim nga kulturat e tjera perimtare, përkrahja për kunguj dhe kunguj […]
“Subvencionet 2022”, Ministria e Bujqësisë kërkon falje për një lëshim teknik

Ministria e Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga Faton Peci, ka kërkuar ndjesë për një lëshim teknik.
Ky lëshim, sipas MBPZHR-së lidhet me paraqitjen vizuale të shifrave të përkrahjes për perime në programin e pagesave direkte dhe subvencionet që do të jepen këtë vit.
“Për dallim nga kulturat e tjera perimtare, përkrahja për kunguj dhe kunguj misiri këtë vit është 150 euro”, thuhet në një postim në “Facebook”.











