Sudan, arrihet marrëveshje për ndarjen e pushtetit

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Këshilli ushtarak në pushtet i Sudanit dhe udhëheqësit e opozitës kanë nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, pas bisedimeve që zgjatën gjithë natën me qëllim për t’i dhënë fund krizës.

Ky është një “moment historik” për vendin,  raportohet të ketë thënë zëvendëskryetari i këshillit ushtarak në Sudan, Mohamed Hamdan Dagalo.

Marrëveshja përfundimisht do të çojë në një administratë civile.

Ushtria mori kontrollin e vendit në prill pas rrëzimit të udhëheqësit Omar al-Bashir.

Të ngjashme