Suedia deklason Italianë dhe siguron 1/8 e finales në Kupën e Botës

Prishtinë | 29 Kor 2023 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Suedisë ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Kupën e Botës, që po mbahet në Australi dhe Zelandën e Re.

Të përzgjedhurat e Peter Gerhardsson shënuan fitore të thellë 5:0 sot ndaj Italisë.

Ndeshja i takoi xhiros së dytë në Grupin G, me suedezet që tashmë veç e kanë siguruar kalimin e grupit.

Kapitenia e Suedisë, Kosovare Asllani, edhe në këtë ndeshje ishte titullare. Ajo luajti për 64 minuta.

Të ngjashme