Suedia do ta thellojë bashkëpunimin me Kosovën

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 13:31 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur në takim ambasadorin e parë të Mbretërisë së Suedisë,rezident në Kosovë, Henrik Nilsson.

 Hoxha e falënderoi ambasadorin Nilsson për bashkëpunimin e deritashëm duke shprehur gatishmërinë për thellimin e tij mbi bazat e reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, duke synuar që të avancohet me marrëveshje bilaterale për bashkëpunim juridik.

Ambasadori Nilsson theksoi se prania e tij në Republikën e Kosovës, si ambasador i parë rezident, është dëshmi se Suedia ka qëllim të thellojë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës duke ofruar përkrahje për proceset nëpër të cilat po kalon shteti i Kosovës.

Ministrja dhe Ambasadori u dakorduan që ky bashkëpunim mund të avancohet me marrëveshje bilaterale për çështjet si përshpejtimi i procedurave juridike, ndihmës juridike në mes të dyja shteteve dhe çështjet tjera juridike me interes për të dyja vendet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme