Suharekë, arrestohen katër kushërinj pasi rrihen në mes vete

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Në Suharekë më 9 prill katër kushërinj janë rrahur në mes vete pas një mosmarrëveshje.

Policia thotë se katër personat janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Janë arrestuar katër të dyshuar kushërinj në mes vete meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes vete. Dy persona të dyshuar si pasojë e rrahjes kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, katër personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme