Suker: Shpresoj ta shoh Raulin si trajner te Realit

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Legjenda Raul Gonzalez konsiderohet si pasardhës i Zinedine Zidane në postin e trajnerit të Real Madridit, nëse francezi vendos të largohet.

Ikona e futbollit kroat, Davor Suker, beson se ish-sulmuesi spanjoll e ka gjithë potencialin e nevojshëm për t’u bërë një trajner i suksesshëm.

“Mendoj se (Raul) mund të jetë një trajner i shkëlqyeshëm për Real Madridin, por futbolli është si një cikël hënor dhe nuk është lehtë që gjithmonë të jesh në formën më të mirë”.

“E kam përjetuar këtë gjatë kohës sime. Katër vite (dominoi) Real Madridi dhe pastaj ishte Barcelona”.

“Tash është (Diego) Simeone që po bën një punë të shkëlqyer (te Atletico Madridi), por besoj se Zidane do ta ketë fuqinë për të fituar diçka këtë vit”.

“Pastaj, me siguri, Raul e di se kush është Real Madridi, e di çfarë skuadre nevojitet dhe shpresoj që ta shoh atë duke e drejtuar skuadrën një ditë”, ka thënë Suker për beIN Sports France.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme