Sulm me shpatë afër “Buckingham Palace”

Londër | 25 Gus 2017 | 23:31 | Nga

Pas Brukselit, një tjetër ngjarje me natyrë terroriste është shënuar në Londër, vetëm pak metra jashtë “Buckingham Palace”. Dy oficerë policie kanë mbetur të plagosur lehtë pas një sulmi me shpatë.

Një person është arrestuar, njofton policia metropolitane.

Oficerë të shumtë ndodhen në një qendër tregtare pranë Buckingham Palace.

“Dy oficerë policie kanë pësuar dëmtime të lehta gjatë përpjekjeve për të ndaluar agresorin. Asnjë tjetër nuk raportohet i plagosur. Oficerët mbeten në vendngjarje, ndërkohë që kanë nisur hetimet”, thuhet në komunikatën e policisë në rrjetet sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme