Sulm me thikë në Lipjan, i dyshuari në kërkim

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në Lipjan.

Dy gra dhe një burrë kanë kërkuar ndihmë mjekësore mbrëmjen e së hënës pasi që dyshohet se ishin sulmuar me thikë nga një person.

Sipas raportit policor, i dyshuari ndodhet në kërkim. Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

“Lipjan / 04.05.2026 – 21:50. Dy viktimat një femër kosovare dhe një mashkull kosovar kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se ishin sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”.

Të ngjashme