Sulm terrorist në Turqi, ka të vdekur

Prishtinë | 09 Kor 2017 | 12:25 | Nga

Së paku dy pjesëtarë të ushtrisë turke kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bombë të cilin sot herët në mëngjes mbi një kontingjent ushtarak në lindje të Turqisë e kreu organizata terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Në momentin e kalimit të kontingjentit ushtarak, terroristët e PKK-së aktivizuan mjetin shpërthyes në një rrugë, në provincën lindore Bitlis.

Sulmi ndodhi në autostradën Tatvan – Hizan, ndërsa nga shpërthimi i fuqishëm humbën jetën dy ushtarë dhe u plagos një civil.

Forcat turke të sigurisë filluan kërkim të gjerë për sulmuesit. Organizata separatiste PKK gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian.

Përveç Turqisë, PKK-ja vepron edhe në veri të Irakut dhe Siri, ku veprojnë degët e PKK-së, PYD/YPG. Bëhet fjalë për një organizatë e cila më shumë se tre dekada zhvillon fushatë të armatosur kundër Turqisë.

Këtë fushatë e intensifikoi në korrik të vitit 2015 dhe në këto sulme kanë humbur jetën më shumë se 1.200 persona, duke përfshirë edhe pjesëtarë të forcave turke të sigurisë dhe civilë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme