Sulmet e pushtetit janë drejtuar ndaj medieve, pasi janë e vetmja opozitë

Prishtinë | 23 Kor 2024 | 18:08 | Nga Petrit Zogaj

Kosova është nën sanksione nga BE-ja për më shumë se 1 vit, bashkë me Rusinë dhe Bjellorusinë, ndërkohë që partia në pushtet e përdorë RTK-në si zyrë për informim për të sulmuar mediat në Kosovë.

Ministrja e Drejtesisë së Kosovës e thotë hapur qe Serbia po ia kontrollon burgjet ne Kosovë, ndërkohë shefje e propagandës së LV-së, Mihali, merret me bashkëpunëtorët e dikurshëm të shërbimit sekret jugosllav dhe i shumëfishon shpifjet e tyre ne Kosovë, duke vënë ne rrezik jetën e gazetarëve të vendit.

Mirëpo, e gjithë kjo situatë po mundësohet nga nje opozitë formale dhe komplet e nënshtruar ndaj pushtetit. Prandaj, sulmet e pushtetit tashmë janë të drejtuara ndaj mediave, e vetmje opozitë që ekziston sot në Kosovë.

Të ngjashme