Policia e Shtetit ka vijuar me arrestimet pas sulmeve ndaj KZAZ-ve në bashkitë e drejtuara nga PD-ja dhe LSI-ja ditën e djeshme nga Kavaja, Klosi, Mati, Kukësi, Pogradeci, por edhe njësitë e tjera vendore. Pesë persona janë ndaluar për sulmin ndaj KZAZ-së nr.
42 mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kavajës, ku militantët e PD u konfrontuan me forcat e policisë. Dy nga të ndaluarit janë punonjës të bashkisë së Kavajës, ndërsa tre të tjerë janë militantë të PD-së, ndërkohë që 9 janë arrestuar për sulmet në Klos dhe Mat, sërish militantë dhe punonjës të bashkive.
Dje u arrestuan 14 persona, 7 për incidentet në Tropojë, 5 për Shkodrën dhe 2 për ngjarjet në Kamëz, ndërsa në mbrëmje u ndalua ish-deputeti Bardh Spahia për sulmet ndaj KZAZ-ve.
Nëntë persona janë arrestuar, 12 janë në kërkim dhe 33 janë të proceduar në gjendje të lirë pas sulmeve ndaj policisë dhe KZAZ-ve nr. 17 që ndodhej tek Biblioteka e qytetit dhe Nr. 16 që ndodhej në Pallatin e Sportit Ferit Hysa në Mat. Mes të arrestuarve janë militantë dhe punonjës të bashkive të drejtuara nga PD-ja, policë bashkikë, administratorë dhe punonjës të tjerë.
Të arrestuarit
E.D, 21 vjeç, banues në Burrel
Xh.Gj, 55 vjeç, banues në Burrel
M.D, 53 vjeç, banues në Burrel (Polic i Bashkisë Burrel).
E.T, 49 vjeç, banues në Klos
I.Ç, 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos)
M.Gj, 62 vjeç, banues në Klos
M.L, 38 vjeç, banues në Klos( Përgjegjës i zyrës së ndihmës eknomike në Klos)
R.D, 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirmbajtjen e rrugës, Klos).
H.K, 46 vjeç, lindur në Klos e banues në Britani e Madhe.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas, konkretisht :
N.D, B.Ç, D.V, S.K, B.C, Sh.XH, A.B, R.K, Sh.D, J.F, K.P, E.P.
Si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.