Sulmi në ambasadën e Malit të Zi në Beograd, ftohet për intervistë ambasadori serb

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori serb në Mal të Zi, Vlladimir Bozoviq është ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi për intervistë.

Ministria e Punëve të Jashtme dënoi fuqishëm përpjekjen e mbrëmshme për të djegur flamurin malazez para ndërtesës së Ambasadës së Malit të Zi në Serbi.

“Sulmi ndaj ambasadës dhe simboleve kombëtare të një vendi fqinj dhe miqësor dhe një shteti anëtar të NATO-s është absolutisht i papranueshëm. Edhe pse sulmi ndaj ambasadës u njoftua dy ditë më parë dhe zgjati më shumë se një orë, është e pakuptueshme për autoritetet e sigurisë së Republikës së Serbisë. Ata nuk kanë bërë pothuajse asgjë për të parandaluar orgjitë piroteknike dhe sulmin ndaj simboleve kombëtare të Malit të Zi”.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Serbisë, në përputhje me legjislacionin e saj kombëtar dhe konventat ndërkombëtare, që t’i përgjigjen urgjentisht këtij akti të vandalizmit dhe që autoritetet kompetente të ndërmarrin veprime të duhura sa më shpejt kundër organizatorëve dhe autorëve që shkelin sigurinë e ambienteve të Ambasadës së Malit të Zi”, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Ata gjithashtu thonë se për shkak të përpjekjes për të djegur flamurin malazez dhe, siç shtojnë ato, sulmet e vazhdueshme mbi flamurin malazez dhe ambasadën në Beograd, ambasadori serb në Mal të Zi Vladimir Bozoviq u thirr sot në Ministrinë e Jashtme./klankosova.tv/.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme