Sulmi nga ushtria ruse – vdes Ministri i Brendshëm i Ukrainës

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur përfshirë ministrin e punëve të brendshme të Ukrainës, pasi një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh periferi të kryeqytetit Kiev, shkruan BBC.

Ministri ukrainas, Denys Monastyrskiy ishte me tetë persona të tjerë në helikopter. Zëvendësministri i tij i parë dhe sekretari i shtetit gjithashtu vdiqën, njoftojnë zyrtarët.

Ishte errësirë dhe mjegull në momentin e rrëzimit dhe raportet fillestare sugjerojnë se helikopteri goditi kopshtin përpara se të rrëzohej pranë një ndërtese banimi.

Ndryshe, mes viktimave ishin edhe dy fëmijë.

Të ngjashme