Ekonomia Online
FUNDIT

Sulmohen dhe kërcënohen me armë dy persona në malin e Krivenikut në Han të Elezit

Sulmohen dhe kërcënohen me armë dy persona në malin e Krivenikut në Han të Elezit

Një person ka pësuar lëndime trupore, ndërsa dy qytetarë janë kanosur me armë zjarri në një incident të ndodhur të shtunën në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit. Sipas policisë, dy ankues kanë raportuar se, derisa ndodheshin në zonën malore, janë takuar me katër persona. Gjatë përballjes, të dyshuarit dyshohet se i kanë kërcënuar me […]

Një person ka pësuar lëndime trupore, ndërsa dy qytetarë janë kanosur me armë zjarri në një incident të ndodhur të shtunën në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit.

Sipas policisë, dy ankues kanë raportuar se, derisa ndodheshin në zonën malore, janë takuar me katër persona. Gjatë përballjes, të dyshuarit dyshohet se i kanë kërcënuar me armë zjarri dhe më pas i kanë sulmuar fizikisht.

Si pasojë e sulmit, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Të ngjashme