Një mashkull dhe një femër janë sulmuar dje në një lokal të Prishtinës, nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë me të cilët kishin pasur një problem.
Policia njofton përmes raportit se si pasojë e rastit, dy viktimave iu ofrua tretman mjekësor ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar nga të cilët janë konfiskuar një pistoletë me 12 copë fishekë (me leje) dhe një pistoletë plastike (lodër).
Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar.