Dy shqiptarë me inicialet N.P dhe M.Q, janë rrahur nga disa persona të panjohur në lagjen “Kodra e Minatorëve” në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Telegrafit.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:00, mirëpo ende nuk dihet se si është gjendja e tyre shëndetësore.
Edhe përkundër insistimeve për të marr një prononcim nga zëvendësdrejtori për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti, kontakti me të ishte i pamundur.